Tronditet gazetari sportiv Ervin Baku, goditet nga autobusi dhe dërgohet në Traumë
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku i përfshirë ka mbetur gazetari sportiv Ervin Baku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, teksa Baku po udhëtonte me motor, kur është goditur nga një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e përplasjes, gazetari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po kryen ekzaminimet e mëtejshme.
Ka qenë vetë Ervin Baku ai që ka komunikuar me “KORÇA BOOM”, duke treguar momentet e vështira që ka përjetuar pas aksidentit.
“50 metra larg shtëpisë mund të më ishte marrë jeta. Jam i tronditur nga ky aksident, por falë Zotit jam ende në jetë”, është shprehur gazetari.
Ndërkohë, Baku vijon të jetë nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa priten të mësohen më shumë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe rrethanat e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















