top of page

Tension mes nxënësve, dy të plagosur dhe disa të shoqëruar nga policia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 2, 2025
  • 1 min read

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi një konflikt të ndodhur paraditen e sotme mes disa të miturve në një gjimnaz në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50, në bulevardin “Nënë Tereza”, ku disa adoleshentë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm, që ka përfunduar me tre të plagosur.


Sipas Policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta, por ka përshkallëzuar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta. Dy të mitur, të moshës 16 vjeç, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, një tjetër bashkëmoshatar i tyre është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Në njoftimin zyrtar thuhet se janë shoqëruar disa persona, dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.


Policia apelon për qetësi dhe bashkëpunim nga prindërit dhe institucionet arsimore për të parandaluar situata të tilla mes të miturve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page