Dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses, procedohet penalisht një 38-vjeçar në Devoll
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Hetimi i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. V., 38 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















