E RËNDË/ Humbet gjurmët PAPRITUR bariu 65-vjeçar, dyshohet se e ka rrëmbyer...
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Humbet gjurmët një bari nga fshati Mezhgoran në Tepelenë, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.
Ylli Dine, 65 vjeç, është denoncuar si i humbur nga familjaret e tij 3 ditë më parë, pasi ka humbur çdo kontakt me njerëzit e tij të dashur.
Fill pas denoncimit në polici, kjo e fundit është vënë në kërkim të tij.
Momentalisht po ndërmerret aksion kërkim-shpëtimi në lumin Vjosë, pasi 65-vjeçarit i është gjetur kërraba dhe velenxa anës bregut të Vjosës, çka ka nxitur dhe thelluar dyshimet që mund të jete hedhur në ujërat e rrëmbyeshme të Vjosës.
Policia e Gjirokastrës është në vendngjarje në kërkim të trupit të 65-vjeçarit./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”



















