top of page

E FUNDIT/ Cannnabis në lagjen 10-të në Korçë. Arrestim në Kolonjë. Dhunë ndaj babait. Cannabis edhe në Devoll. Ja komunikata!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, nga e cila ka dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-D. N., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.10, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;


-J. H., 33 vjeç, dhe E. K., 25 vjeçe, banues në Bilisht, Devoll, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në Bilisht, gjatë kontrollit iu gjetën një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një cigare me përmbajtje lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shumë lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me dy celularë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. G., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.


Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi V. Q., 68 vjeç, banues në Cerje, Pustec, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 krehra fishekësh dhe sasi municionesh luftarake, që i mbante pa leje. Po punohet për kapjen e tij.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-K. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit;


-Xh. B., 29 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën e krahut, një 28-vjeçari, në një lavazh.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. V., 38 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page