top of page

Tentoi të kalonte kufirin me pistoletë dhe armë të ftohta, ndalohet shtetasi polak në Qafë-Thanë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 18, 2025
  • 1 min read

Një shtetas polak është ndaluar sot në pikën kufitare Qafë Thanë, pas kontrolleve të policisë kufitare, pasi në mjetin që drejtonte iu gjetën armë zjarri dhe armë të ftohta.


Sipas burimeve konfidenciale, autoritetet i sekuestruan: 1 pistoletë, 1 sëpatë, 2 thika, 4 radio dore.


Rasti iu referua Komisariatit të Policisë Pogradec për hetime të mëtejshme, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të tentativës për të kaluar kufirin me këto armë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page