top of page

Tentoi të largohej nga Shqipëria, ndalohet 38-vjeçari në Qafë Thanë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim.


Bëhet fjalë për shtetasin N. L., 38 vjeç, banues në Librazhd, i cili u ndalua pasi më datë 20.12.2025 ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Fier, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.


Pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe konsultimit me Prokurorinë, 38-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page