Tentoi të qëllonte me a*më në një lokal, i ngec a*ma dhe autori arratiset
- Aug 15
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, është shënuar sot në një lokal në qytetin e Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake, një person është afruar pranë një tjetër dhe ka nxjerrë një armë zjarri, duke ia drejtuar në drejtim të tij.
Në momentin kur dyshohet se ka tentuar të qëllojë, arma ka ngecur dhe autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa personi i dyshuar është shpallur në kërkim.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të plagosur.
“KORÇA BOOM”
















