top of page

Tentoi të v*riste gjyshin me th*ikë, arrestohet 35-vjeçari në Bilisht

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23, 2025
  • 1 min read

Policia e Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar nga Bilishti, i dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj gjyshit të tij. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht.


Ky shtetas akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Sipas hetimeve paraprake, më datë 4 tetor 2025, i riu ka goditur disa herë me thikë gjyshin e tij, pas një konflikti të çastit në banesë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të familjarëve, viktima ka arritur të shpëtojë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes.

"KORÇA BOOM"


bottom of page