top of page

Tragjedi: 35-vjeçari humb jetën teksa udhëtonte me makinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën teksa po udhëtonte me automjet.


Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku i riu dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të mjetit. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vend.

Ende nuk ka të dhëna nëse 35-vjeçari vuante nga probleme të mëparshme shëndetësore. Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:“Më datë 12.12.2025, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë kohës që po udhëtonte me automjet ka pësuar arrest kardiak dhe, si pasojë, ka humbur jetën shtetasi A. Ç., 35 vjeç.”

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page