Tragjedi familjare, vajza 23-vjeçare viktimë e dhunës
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë në Vlorë, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së familjes.
Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ku 55-vjeçari dhe djali i tij 24 vjeç dyshohet se kanë dhunuar 23-vjeçaren, vajzë dhe motër e tyre. Pas denoncimit të rastit, policia ndërhyri menjëherë duke arrestuar të dy në flagrancë.
Vajza e dhunuar është marrë në mbrojtje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
"KORCA BOOM"



















