top of page

Tragjedi: Gruaja 34-vjeçare humb jetën pas një lindjeje të vetme në banesë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 3, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin grek, Athinën. Në zonën e Patisionit, një grua 34-vjeçare me origjinë nga Gjeorgjia është gjetur e vdekur nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre, pak çaste pas një lindjeje të kryer në kushte krejtësisht të vetme dhe pa ndihmë mjekësore.


Sipas mediave greke, në momentin kur burri ka hyrë në shtëpi, gruaja ndodhej në grahmat e fundit të jetës, ndërsa fëmija i porsalindur ndodhej pa shenja jete pranë saj. Dyshohet se lindja ka qenë e parakohshme dhe e papritur, dhe gruaja nuk ka pasur mundësi të njoftojë askënd apo të kërkojë ndihmë.


Brenda në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit, që kanë qenë dëshmitarë të një situate tragjike dhe të pashpjegueshme për moshën e tyre.


Mjeku ligjor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer ekspertizën, ndërsa policia greke po heton të gjitha pistat. Një nga skenarët që po merret seriozisht në konsideratë është mundësia që gruas t’i ketë ndodhur diçka shëndetësore e menjëhershme, duke mos i lënë kohë të kërkonte ndihmë.


Sipas informacioneve të para, dyshohet se gruaja e ka kryer vetë lindjen dhe madje ka prerë edhe kordonin umbilikal, para se të humbte jetën. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë, që ka lënë një plagë të thellë jo vetëm në familjen e viktimës, por edhe në opinionin publik grek.

“KORÇA BOOM”


bottom of page