Tragjedi: Gruaja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën
- Korca Boom
- Sep 4, 2025
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një grua 40-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një rënie aksidentale nga ballkoni i banesës së saj.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të datës 3 shtator 2025, në rrugën “Feti Gjilani”. Viktima është identifikuar si shtetasja A. S., e cila ka ndërruar jetë në vend për shkak të dëmtimeve të rënda të shkaktuara nga rënia.
“Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një rënie aksidentale,” thuhet në deklaratën e autoriteteve.
Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit dhe për të përjashtuar çdo pistë tjetër të mundshme.
“KORÇA BOOM”



















