top of page

Tragjedi, humb jetën në spital një vajzë 16-vjeçare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një vajzë 16-vjeçare, Monika Urtari, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, teksa ndodhej në spital. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj vdekjeje tragjike. Ajo që dihet deri më tani është se e mitura humbi jetën gjatë trajtimit mjekësor.


Humbja e Monikës ka shkaktuar dhimbje të thellë te familjarët, shokët dhe komuniteti arsimor ku ajo studionte. Gjimnazi privat “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër, ish-Kolegji Saverian, ka reaguar publikisht me një mesazh ngushëllimi, duke konfirmuar se 16-vjeçarja ishte nxënëse e këtij institucioni.


“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme dhe të papritur nga jeta të nxënëses sonë të dashur, Monika Urtari. Nuk gjejmë fjalë që të shprehin trishtimin dhe boshllëkun që kjo humbje ka lënë në shkollën tonë”, thuhet në reagimin e shkollës.


Në mesazhin e saj, institucioni arsimor shpreh solidaritetin me familjen e vajzës në këto momente të vështira, duke theksuar se kujtimi i Monikës do të mbetet gjithmonë i gjallë mes bashkëmoshatarëve dhe mësuesve të saj. “Pushoftë në paqe”, përfundon mesazhi i ngushëllimit.

"KORCA BOOM"


bottom of page