top of page

Tragjedi, humb jetën pas një aksidenti me motor

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Bujar Dingozi, një 70-vjeçar nga Lushnja, ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të mërkure si pasojë e një aksidenti me motor.


Ai është rrëzuar nga motomjeti dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë dhe deri tani nuk raportohet që ai të ketë qenë përfshirë në ndonjë aksident me makinë, por besohet se ka humbur kontrollin e motorit që drejtonte vetë dhe është rrëzuar.


Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të dokumentuar dinamikën dhe rrethanat e aksidentit fatal të kësaj paradite, datë 7 janar.


Fatkeqësisht, 70-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe familjarët e tij.

"KORCA BOOM"


bottom of page