Tragjedi në Greqi, humb jetën 46-vjeçari shqiptar gjatë punimeve në kantier
- 21 minutes ago
- 1 min read
Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi, teksa ishte duke punuar në një projekt ndërtimi të rrjetit të ujërave të zeza në zonën e Janinë.
Sipas mediave greke, viktima, baba i dy fëmijëve, po kryente punime gërmimi kur një masë e madhe dheu u shemb papritur, duke e zënë poshtë. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendin e punës.
Menjëherë pas ngjarjes, në zonë mbërritën ekipet e emergjencës dhe ambulanca e EKAB, të cilat tentuan t’i jepnin ndihmën e parë. Mjekët kryen manovrat e reanimimit me CPR, por fatkeqësisht 46-vjeçari nuk mundi të shpëtonte.
Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik në vendin e punës.
“KORÇA BOOM”
















