top of page

Tragjedi në Mal të Zi: Ish-futbollisti gjerman humb jetën nga aksidenti me teleferik

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ish-futbollisti gjerman Sebastian Hertner ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare pas një aksidenti tragjik me teleferik në Mal të Zi, ku ndodhej për pushime së bashku me bashkëshorten e tij.


Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën Savin Kuk, pranë qytetit Zabljak, kur kabina e teleferikut u shkëput dhe Hertner ra nga një lartësi rreth 70 metra, duke humbur jetën në vend.

Gjatë karrierës së tij, Hertner ka luajtur për disa ekipe të njohura të futbollit gjerman, mes tyre 1860 Munich, Erzgebirge Aue dhe Darmstadt. Së fundmi, ai ishte kapiten i klubit ETSV Hamburg, që garon në ligën e pestë gjermane. Po ashtu, ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve kombëtare të Gjermanisë për moshat U18 dhe U19.


Bashkëshortja e tij, 30 vjeçe, mbeti e bllokuar në teleferik gjatë aksidentit dhe, sipas autoriteteve, ka pësuar vetëm një frakturë në këmbë, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet malazeze kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page