top of page

TRAGJEDIA/ Dalin detaje të reja për çiftin e të moshuarve që humbi jetën

  • Mar 24
  • 1 min read

Policia e Fier ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Kuman.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:30, shtetasi Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë) bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre.


Pas krimit, i moshuari dyshohet se ka kryer vetëvrasje, duke e kthyer ngjarjen në një tragjedi të dyfishtë.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Hetimet vazhdojnë dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet që çuan në këtë akt ekstrem.

“KORÇA BOOM”


bottom of page