top of page

Tragjedia në familjen shqiptare, flet bashkatdhetari: Kur hymë në banesë kishin ende rrahje zemre

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Detaje të reja dalin në dritë nga tragjedia që tronditi Italinë, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën pasi dyshohet se u helmuan nga monoksidi i karbonit.


Lidhur me tragjedinë ka folur për mediat Ernest Çela, fqinji shqiptar i familjes, i cili ishte ndër personat e parë që hyri në banesë së bashku me karabinierët.


Në dëshminë e tij, ai rrëfen momentet dramatike të ndërhyrjes, kur rreth orës 21:30 u përball me katër trupat e shtrirë pa ndjenja në katin e dytë të shtëpisë, duke theksuar se në ato çaste viktimat kishin ende puls.


“Mbrëmjen rreth orës 21:30 erdhi patrulla e karabinierëve bashkë me xhaxhain e djalit që ka ndërruar jetë. Menjëherë hymë në banesë dhe u ngjitëm në katin e dytë, ku pashë katër trupat të shtrirë pa ndjenja në tokë. Në atë moment shkova menjëherë të kontrolloja nëse kishin akoma puls dhe deri në atë moment kishin ende rrahje zemre. Pastaj, në një moment, xhaxhai i djalit – ai që tani është i shtruar në spitalin e Cisanellos në gjendje të rëndë – humbi ndjenjat. Më pas edhe mua  filluan të më merreshin mendtë.


Më pas bashkë me babanë tim dhe dy karabinierët kuptuam se në ajër kishte diçka, një gaz ose diçka e ngjashme. Kështu që dolëm të gjithë menjëherë jashtë nga banesa. Pasi dolëm, e kuptuam që në ambient kishte monoksid karboni. Zjarrfikësit erdhën pas pak kohe, nuk di të them nëse pati vonesë apo jo. Në vendngjarje ishte edhe një ambulancë. Pasi dolëm jashtë, na dhanë ndihmën e parë”, thotë i riu./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page