Tragjedia, ëndrra e keqe e gjyshes që nuk u dëgjua
- Korca Boom
- Aug 25, 2025
- 1 min read
Detaje të tjera tronditëse janë bërë publike lidhur me aksidentin tragjik në rrugën delvinë–sarandë, ku humbën jetën dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, përkatësisht 22 dhe 20 vjeçe.
Mbrëmjen e djeshme, vajzat kishin marrë leje nga prindërit për të shkuar në sarandë, me qëllim që të pinin një kafe dhe të kalonin pak kohë me shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila fatkeqësisht mbeti e plagosur rëndë nga përplasja.
Sipas të afërmve të familjes, motrat kishin dashur të merrnin edhe vëllain e tyre 10-vjeçar, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, por babai u kishte thënë se ai ishte shumë i lodhur. Nëna dhe babai i lejuan të largoheshin, ndërsa gjyshja e tyre, me shqetësim, i kishte paralajmëruar që të mos iknin, pasi kishte parë një ëndërr të keqe atë natë.
Ngjarja ka lënë të shokuar të gjithë komunitetin në fshatin kopaçez, ku jeton familja dhimaku. Dy viktimat ishin vajzat më të mëdha të familjes, dhe mbështetëse të mëdha të prindërve, sidomos në përballimin e sëmundjes së vëllait të vogël.
“KORÇA BOOM”



















