top of page

TRAGJIKE/ Zjarri i mer jetën të moshuarës në azil! Katër persona përfundojnë në spital

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Një 87-vjeçare ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të asfiksuar nga tymi pas një zjarri që shpërtheu brenda një azili pleqsh në Torrita Tiberina, në periferi të Romës.


Në strukturë ishin të vendosur gjithsej 16 pacientë, ndërsa flakët u përhapën gjatë orëve të natës, duke shkaktuar panik te të moshuarit dhe stafi.


Zjarri mobilizoi disa ekipe zjarrfikësish, të cilët arritën të nxirrnin pacientët së bashku me punonjësit e emergjencës. Katër prej tyre u transportuan në spital për kontroll mjekësor, pasi kishin thithur sasi të konsiderueshme tymi./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page