Transportonin 4 emigrantë drejt BE-së, arrestohen dy bashkëpunëtorët
- Korca Boom
- 3 days ago
- 2 min read
Policia ka vënë në pranga dy persona pasi transportonin drejt Kukësit 4 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së.
Në kuadër të operacionit të koduar “Relay 3”, në pranga kanë rënë Arlen Coku, 38 vjeç, banues në Tiranë, dhe Endrit Tota, 35 vjeç, banues në Kukës.
Sipas raportimeve nga policia, në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, u ndalua automjeti me drejtues 38-vjeçarin dhe pasagjerë 4 emigrantë, të cilët po transportoheshin drejt Kukësit dhe më pas do të ndihmoheshin nga 35-vjeçari për të kaluar ilegalisht në shtetet e BE-së.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Transportonte drejt Kukësit, 4 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, arrestohet 38-vjeçari.
Vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i hetimeve të kryera gjatë disa javëve, me metoda speciale, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve që bashkëpunonin për aktivitetin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, finalizuan operacionin e koduar “Relay 4”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: Arlen Coku., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Endrit Tota, 35 vjeç, banues në Kukës.
Në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, u ndalua automjeti me drejtues 38-vjeçarin dhe pasagjerë 4 emigrantë, të cilët po transportoheshin drejt Kukësit dhe më pas do të ndihmoheshin nga 35-vjeçari, për të kaluar ilegalisht në shtetet e BE-së.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./ Euronews
“KORÇA BOOM”



















