top of page

“Tronditje në Korçë: 70-vjeçari gjendet i pajetë në një banesë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 7 të qytetit të Korçës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari dyshohet se ishte endacak dhe është gjetur në ambientet e një shtëpie të pabanuar. Kanë qenë banorë të lagjes ata që kanë konstatuar trupin e pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.


Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë i 70-vjeçarit do të transportohet në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Paraprakisht nuk raportohen shenja dhune, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi këtë rast.

“KORÇA BOOM”


bottom of page