TRONDITËSE! "E vr*va unë", djali telefonon vetë policinë pasi mby*i nënën e tij me peshqir
- Korca Boom
- Oct 21
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Flamulio të Trikalës, Greqi.
Një 18-vjeçar vrau nënën e tij dhe më pas njoftoi vetë Policinë për krimin e kryer.
Sipas mediave vendase, i riu jetonte me babanë e tij, pasi prindërit ishin të divorcuar.
Mësohet se në një moment përplasjesh, ai ka mbytur nënën 54-vjeçare me një peshqir, për arsye ende të paqarta.
Raportohet se pas ngjarjes, 18-vjeçari ka telefonuar policinë dhe ka pranuar aktin, duke i udhëzuar autoritetet drejt vendngjarjes. Menjëherë pas mbërritjes në banesë, policia e ka arrestuar.
Hetimet janë në vijim, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem./ Liberale
“KORÇA BOOM”



















