Tronditëse: Nënë mban trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vite
- Korca Boom
- Sep 25
- 1 min read
Një ngjarje e jashtëzakonshme dhe e tronditshme ka dalë në dritë në Japoni, ku një grua 75-vjeçare është arrestuar pasi mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për dy dekada.
Rasti u bë i ditur nga vetë nëna, e cila para dy ditësh shkoi në polici dhe deklaroi: “Trupi në frigorifer është vajza ime, e lindur në vitin 1975.” Efektivët policorë u nisën menjëherë në banesën e saj dhe gjetën trupin në një gjendje të avancuar dekompozimi.
Policia njoftoi se do të kryhet një ekzaminim mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Gruaja tha në hetime se era e trupit kishte mbushur shtëpinë dhe se për këtë arsye kishte blerë frigoriferin për ta ruajtur atje. “Njëzet vjet më parë, era e trupit mbushi të gjithë shtëpinë, kështu që bleva një frigorifer dhe e vendosa atje,” rrëfeu ajo.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të marrë masa ligjore ndaj të moshuarës.
“KORÇA BOOM”



















