Trup i pajetë në lulishte, çfarë fshihet pas ngjarjes
- 2 hours ago
- 1 min read
Trupi i një 52-vjeçari është gjetur i pajetë në një lulishte në Sarandë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
Viktima është identifikuar si shtetasi F.T., banor i Sarandës. Sipas burimeve policore, ai është gjetur nga shërbimet gjatë natës, pa shenja jete, në një hapësirë të gjelbër të qytetit.
Mësohet se 52-vjeçari ishte person që endej rrugëve dhe nuk kishte familje të ngushtë, përveç disa të afërmve.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa sipas mjekut ligjor dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Autoritetet vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rastit.
“KORÇA BOOM”
















