“Të dëgjojmë më shumë”/ Niko Peleshi me deputetët dhe kryebashkiakët e Korçës
- 3 days ago
- 1 min read
Deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka zhvilluar një takim me deputetët, kryetarët e bashkive dhe strukturat e Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, ku në fokus ka qenë puna që i pret socialistët dhe forcimi i pranisë së tyre pranë komuniteteve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi ka ndarë momente nga takimi, duke theksuar rëndësinë e një angazhimi më të madh në terren dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Besa” dhe “Prania Besnike” janë dy prej mesazheve të vendosura në qendër të këtij angazhimi, të cilat sipas Peleshit lidhen mbi të gjitha me dëgjimin më të madh të njerëzve dhe me praninë më të fortë pranë komuniteteve.
“Për të folur për punën që kemi përpara dhe për një prani edhe më të fortë pranë komuniteteve”, shkruan Peleshi në postimin e tij.
“KORÇA BOOM”
















