top of page

Përfundon takimi, Rama u jep detyra të vetëve: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Ka përfunduar takimi i zhvilluar te Vila e Kuqe, ku kryeministri Edi Rama u ka dhënë detyra drejtuesve dhe deputetëve socialistë për tw zbritur në terren.


Rama u ka kërkuar socialistëve që të dalin sa më shumë në terren dhe të jenë pranë qytetarëve, duke mbledhur problematikat dhe shqetësimet e tyre.


Drejtuesit politikë, së bashku me strukturat e PS-së në qarqe, deputetët dhe kryetarët e bashkive, do të përgatisin një plan për takimet me qytetarët dhe mbledhjen e problematikave.


Më pas, shqetësimet do të ndahen sipas fushave dhe do t'u përcillen ministrave përkatës. Për ndjekjen e zgjidhjes së tyre, do të delegohet edhe një zëvendësministër.


Rama u ka kërkuar gjithashtu socialistëve që takimet me qytetarët të mos bëhen domosdoshmërisht me kamera, duke i lënë fokusin komunikimit të drejtpërdrejtë me ta.


Ndërkohë, ende nuk ka një datë të përcaktuar për mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.


Ditën e nesërme, kryeministri Rama pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë dhe deputetët e Tiranës, në periferi të kryeqytetit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page