top of page

Ngjarje e rëndë në vend, ka të vd*kur

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Shosh të Shkodrës, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një pemë.


Viktima është Tonin Zojza, i cili, sipas informacioneve paraprake, ndodhej në një zonë pyjore duke prerë dhe mbledhur dru në momentin kur ka ndodhur aksidenti.


Dyshohet se gjatë punës një pemë e ka goditur 58-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime fatale.


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme procedurale.


“Sot, në fshatin Shosh, në një zonë pyjore, dyshohet se shtetasi T. Z., teksa po priste/mblidhte dru, është goditur aksidentalisht nga një pemë dhe, si pasojë, ka humbur jetën.


Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page