top of page

Makina përfshihet nga flakët, zjarri përhapet me shpejtësi drejt zonave të banuara

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e fshatit Tërbuq në Gjirokastër, ndërsa zjarri më pas është përhapur me shpejtësi në terrenin përreth.


Sipas MZSH-së Gjirokastër, flakët kanë dalë jashtë kontrollit, të favorizuara nga bari dhe shkurret e thata, si edhe nga era. Zjarri është përhapur në drejtim të Labovës së Madhe dhe Labovës së Vogël, duke krijuar rrezik për përhapjen e tij më tej drejt zonave të banuara.


Në vendngjarje është angazhuar i gjithë efektivi i MZSH-së Gjirokastër, i cili po punon për izolimin e vatrave dhe shuarjen e flakëve.


Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar afrimin e flakëve pranë banesave.


Ndërkohë, autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa era dhe terreni i thatë e vështirësojnë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

“KORÇA BOOM”


bottom of page