Bardhekuqtë bëjnë goditjen e radhës, mbrojtësi 25-vjeçar vjen në Korçë
- 10 minutes ago
- 1 min read
Skënderbeu ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato. Mbrojtësi 25-vjeçar, Massimiliano Doda, është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës bardhekuqe.
Doda vjen në Korçë me një eksperiencë të rëndësishme në futboll, pasi ka qenë pjesë e Palermos, ndërsa ka përfaqësuar edhe kombëtaret shqiptare të moshave.
Afrimi i tij pritet të shtojë alternativat dhe konkurrencën në repartin e mbrojtjes, teksa Skënderbeu vijon përgatitjet për sezonin e ri.
Pas afrimeve të fundit, bardhekuqtë po punojnë për të kompletuar skuadrën dhe për të ndërtuar një ekip sa më konkurrues për objektivat e sezonit.
“KORÇA BOOM”
















