top of page

AKSIDENT/ Një makinë shkatërrohet në pjesën e përparme, plagoset shoferi

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, ku dy automjete janë përplasur dhe një prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.


Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në fshatin Lazarej, në Njësinë Administrative Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin.


Përplasja ka qenë e fortë. Një prej automjeteve ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme, e cila është shkatërruar pothuajse tërësisht nga goditja.


Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve. Ai është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota për gjendjen e tij shëndetësore.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e rrethanave të përplasjes.


Deri tani nuk ka një informacion zyrtar mbi shkakun e aksidentit, numrin e personave që ndodheshin në automjete apo nëse ka persona të tjerë të dëmtuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page