LAJMI FUNDIT/ Tërmet 4.0 ballë në Elbasan, lëkundjet ndihen edhe në zonat përreth
- 1 hour ago
- 1 min read
Një tërmet me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Trashit, në qarkun e Elbasanit. Lëkundjet sizmike janë ndjerë nga banorët e zonës, ndërsa sipas të dhënave paraprake nuk raportohet për dëme të mëdha materiale apo persona të lënduar.
Tërmeti është regjistruar në orën 15:39 me orën lokale, me epiqendër pranë fshatit Trash dhe në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona përreth Elbasanit dhe Tiranës.
Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa ekspertët sizmologë bëjnë thirrje për qetësi dhe kujdes në rast të pasgoditjeve të mundshme.
"KORÇA BOOM"
















