top of page

Tërmet 6.2 ballë, epiqendra 78 km në thellësi, raportohet pa dëme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një tërmet i fuqishëm ka goditur përsëri brigjet e Paqësorit. Lëkundjet me magnitudë 6.2 ballë sipas shkallës Rihter ndodhën orët e vona të mbrëmjes në Indonezi.


Sipas ekspertëve, tërmeti konsiderohet i fuqishëm, por për momentin nuk raportohet për dëme dhe nuk është dhënë alarm për tsunami.


Instituti Euro-Mesdhetar raporton se epiqendra e tërmetit ndodhet 56 kilometra në perëndim të Pante Makassar dhe 117 kilometra në veri të Kupang, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 78 kilometra.


Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë qytetarët për kujdes, megjithëse nuk ka sinjale për rrezik të menjëhershëm.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page