top of page

TËRMETI MBI 4 BALLË/ Shkundet toka, panik te banorët!

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Territori i Bosnjës dhe Hercegovinës u godit nga një tërmet i cili, sipas matjeve të para, ishte me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter.


Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti u regjistrua nëntë kilometra në jugperëndim të Livnos dhe u ndje në territorin e Kroacisë, si dhe në pjesë të tjera të Bosnjës dhe Hercegovinës.


Tërmeti u ndje nga banorët e Bugojnos, por u ndje edhe në pjesët qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe në Sarajevë.


Banorët e Livnos komentuan gjithashtu për tërmetin.


“U drodh mirë”, është një nga komentet e banorëve të Bugojnos.


“Për rreth 5-8 sekonda, fillimisht pati një dridhje, pastaj u lëkund fort”, kanë thënë banorët.

“KORÇA BOOM”


bottom of page