“U largova me dëshirë”/ Policia zbardh dëshminë e Daniel Shimës! Telefonata e çuditshme që alarmoi të dashurën dhe nënën
- Korca Boom
- Aug 21, 2025
- 1 min read
Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht mbi zhdukjen e bujshme të ish-zv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, i raportuar si i humbur nga familjarët pas një telefonate të çuditshme.
Sipas uniformave blu, Shima është paraqitur në Komisariatin nr.1 rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe ka deklaruar se:
“Jam larguar me dëshirë, nuk ka ndodhur asgjë tjetër.”
Telefonata që ndezi alarmin
Gjithçka nisi një ditë më parë, kur e dashura e tij mori një telefonatë të pazakontë nga Shima. Në anën tjetër të receptorit ai u shpreh:
“Po më arrestojnë.”
Pas kësaj, kontakti me të u ndërpre dhe telefonata të shumta nuk u përgjigjën. Në panik, e dashura kontaktoi nënën e Shimës, e cila bëri denoncimin në komisariat rreth orës 17:00, duke deklaruar humbjen e kontakteve me të birin.
Reagimi i policisë
Në njoftimin zyrtar thuhet:
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për kallëzimin e shtetases M.Sh. për humbjen e kontakteve me djalin e saj, shtetasin D.Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth orës 02:00 ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”
Edhe pse Shima thotë se “u largua me dëshirë”, mbetet mister pse ai i tha së dashurës së tij se “po e arrestonin”. Një deklaratë që shton akoma më shumë dyshimet mbi atë çfarë fshihet pas zhdukjes së tij.
“KORÇA BOOM”



















