top of page

Udhëtimet ndërqytetase në Korçë bëhen më të shtrenjta: Çfarë po ndodh me qytetarët

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Rritja e çmimit të karburantit po reflektohet direkt tek transporti ndërqytetas. Së fundmi, biletat për linjën Korçë-Tiranë janë shtrenjtuar nga 7 mijë lekë në 8 mijë lekë për një drejtim, ndërsa për udhëtimin vajtje-ardhje qytetarët duhet të paguajnë 16 mijë lekë.


Shumë pasagjerë tregojnë se shtrenjtime të tilla po rëndojnë ndjeshëm buxhetin familjar, duke e bërë udhëtimin më të vështirë për të gjithë. Ata nënvizojnë se rritja e vazhdueshme e çmimeve, jo vetëm e transportit por edhe e mallrave të përditshme, po krijon presion financiar.


Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me shtrenjtimin e biletave. Më parë, çmimet u rritën për shkak të pengesave në rrugën Librazhd-Prrenjas, që ndikuan te kohëzgjatja dhe kostoja e udhëtimit.


Megjithatë, pavarësisht vështirësive, udhëtarët thonë se nuk kanë alternativa dhe janë të detyruar të udhëtojnë për punë apo nevoja të tjera të jetës së përditshme.


Operatorët e transportit shprehen se rritja e çmimit të biletave është e domosdoshme për të përballuar shtrenjtimin e karburantit dhe kostot e shërbimit, të cilat janë rritur ndjeshëm gjatë periudhës së fundit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page