Ushtronin pr*stitucion në një apartament, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani
- 17 hours ago
- 1 min read
Një operacion i finalizuar ka zbuluar një rast prostitucioni në një apartament në rrugën “Don Bosko”.
Dy shtetase nga Kazakistani u arrestuan për ushtrim të kësaj veprimtarie, ndërsa dy persona të tjerë po hetohen si përfitues të saj.
Nga veprimet u sekuestruan paratë e dyshuara të përfituara dhe disa celularë, ndërsa çështja i është referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Njoftimi:
DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 5”.
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Don Bosko”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani.
Procedohen penalisht 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.
Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 4 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 5″.
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kazakistani M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Don Bosko”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















