top of page

Vazhdon turpi për Italinë, “axurrët” mbeten pa Botëror për të tretën herë radhazi; Bosnja shkruan historinë

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Italia mbetet sërish jashtë Botërorit! Kombëtarja e Xhenaro Gatuzos, u mposht me penallti në finalen e “Play Off”-it, nga Bosnja Hercegovina, me këta të fundit që shkruajnë historinë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që vendasit u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive, duke triumfuar me shifrat 4-1.


Të besuarit e Gatuzos shënuan të parët me anë të Kin, por dalja me karton të kuq e Bastonit komplikoi gjërat. Goli i Tabakoviç dërgoi sfidën në shtesë, me rezultatin që mbeti i njëjtë edhe për 30 minuta.


Bosnje-Hercegovina u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke siguruar kualifikimin e madh në Botëror. Zhgënjen Italia, nga pika e bardhë gabuan Espozito dhe Kristante.


Një biletë për më tej siguruan edhe Çekia, Suedia dhe Turqia, duke kompletuar kështu Grupet e Kupës së Botës.


“KORÇA BOOM”


bottom of page