Vd*kja e 3-vjeçarit/ Apeli ndryshon masën për Marta Ginën, ‘detyrim paraqitje’ për dentisten
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Apeli i Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roland dhe Ina Xhaxho, ndërsa ka prishur vendimin për Marta Ginën, duke e ndryshuar nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.
Ndërsa ndaj dy mjekëve të IML, Elton Serani dhe Erindo Allo, është hequr masa “pezullim nga detyra”, pasi Gjykata e Tiranës e kishte caktuar këtë masë vetëm për një periudhë 1 mujore.
Brian Spahia humbi jetën 2 vite më parë në klinikën detare “Splendent”, pas ndërhyrjes në 14 dhëmbë, si pasojë e mbidozës së anestezisë./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















