top of page

Veliaj kërkon shtyrjen e gjyqit për arsye shëndetësore, GJKKO merr vendimin e papritur

6h
1 min read

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar të marrë pjesë fizikisht në seancën gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, duke ngritur shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore.


Përmes një letre drejtuar gjykatës, Veliaj ka pretenduar se i është rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale, por prej 10 ditësh nuk ka mundur të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm mjekësor, pavarësisht kërkesave të tij.


“Për shkak të gjendjes shëndetësore, për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por nuk më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”, thuhet në letrën e Veliajt.


Pas këtij pretendimi, gjykata u tërhoq në dhomën e këshillimit dhe i kërkoi SPAK informacion nëse dispononte të dhëna zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të të pandehurit.


Prokurori i SPAK, Ols Dado, deklaroi se, sipas informacionit që disponon institucioni, Veliaj nuk ka pasur një gjendje shëndetësore emergjente, megjithëse ka pretenduar se ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.


Ai shtoi se mbrojtja e Veliajt ka pasur komunikime me email, ndërsa Drejtoria e Burgjeve po ndjek procedurat sipas rregullores. Prokurori përmendi gjithashtu kërkesat e Veliajt për të marrë pjesë fizikisht në aktivitete të tjera, duke pretenduar se gjendja e këmbës nuk e ka penguar në këto raste.


Në përfundim, gjykata vlerësoi se pretendimi i të pandehurit për gjendjen shëndetësore mbetet i paprovuar dhe vendosi të vijojë seancën gjyqësore pa praninë e tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page