top of page

Çfarë u tha në mbledhjen e PS-së? Pandeli Majko zbulon temën e vërtetë të fjalës së tij

6 hours ago
1 min read

Reagimi i plotë i Pandeli Majkos:


“Po ndjek me humor ‘daullet’ e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PSSH jam ‘shqetësuar’ për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mi socialistë!


Në fakt, në fjalën time në Asamblenë Kombëtare kam folur për kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese me krimin e organizuar! Në mbledhje kërkova që këta njerëz duhet të largohen nga politika! Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK! Asnjë fjalë për ‘erotizmin’ apo ‘videot e seksit’!


I vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mia ishte Muhamed Veliu! Fevziut i pëlqeu më shumë ‘varianti me seks’!


Ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda ‘videot erotike’ sesa kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese me krimin e organizuar!!! Ndjesë për zhgënjimin!”

“KORÇA BOOM”


bottom of page