Verë, muzikë dhe… gurë? Vajzat akuzohen për sulm ndaj të riut
- Korca Boom
- Aug 21, 2025
- 1 min read
Një konflikt i pazakontë ka ndodhur në një lokal në Ksamil, ku një 19-vjeçar nga Ballshi ka bërë kallëzim ndaj dy vajzave, duke pretenduar se është goditur prej tyre.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 20 gusht 2025. Shtetasi V. Xh., 19 vjeç, banues në Ballsh, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht me grushte dhe gurë nga dy shtetase, pas një konflikti për motive të dobëta.
Në lidhje me këtë ngjarje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj dy vajzave: L. H., 18 vjeçe, banuese në Gjirokastër, dhe B. M., 22 vjeçe, banuese në Sarandë.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete të të përfshirëve.
“KORÇA BOOM”



















