top of page

Vihet nën kontroll zjarri pranë Selanikut/ Tymi i dendur mbulon ende qytetin! Katër zjarrfikës u dërguan në spital

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Pas një beteje që zgjati gjatë gjithë natës, zjarri i madh që shpërtheu të shtunën në mbrëmje në zonën e Oreokastros, pranë Selanikut, është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet më fronte aktive.


Sipas autoriteteve greke, ekipet e zjarrfikësve vijojnë punën për shuarjen e vatrave të mbetura, kryesisht në dy fabrikat që u përfshinë nga flakët. Bëhet fjalë për një fabrikë tekstili dhe një fabrikë riciklimi, ku zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme.


Në operacionin e shuarjes së zjarrit po marrin pjesë 160 zjarrfikës me 52 automjete dhe pajisje ajrore, ndërsa katër zjarrfikës u dërguan në spital.


Megjithëse situata është stabilizuar, tymi i zi dhe i dendur vijon të mbulojë një pjesë të madhe të Selanikut. Reja e tymit është e dukshme nga kilometra larg, ndërsa era e plastikës së djegur është ndjerë në disa zona të qytetit./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page