top of page

Virus hemorragjik në Afrikën Lindore. Etiopia njofton rastet e para të Marburgut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 16
  • 1 min read

Etiopia ka konfirmuar disa raste të virusit shumë të rrezikshëm Marburg në pjesën jugore të vendit, njoftoi Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC). Ky virus konsiderohet një nga patogjenët më të vdekjeprurës të njohur.


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri të ditur të premten se të paktën nëntë raste janë konfirmuar në rajonin jugor të Etiopisë, vetëm dy ditë pasi CDC Afrikane u njoftua për një virus hemorragjik të dyshuar në atë zonë. Lloji i virusit që u identifikua ka ngjashmëri me rastet e regjistruara më parë në Afrikën Lindore. Ghebreyesus vlerësoi reagimin e shpejtë të autoriteteve shëndetësore etiopiane për të kontrolluar shpërthimin në qytetin Jinka.


Si Ebola, virusi Marburg shkakton gjakderdhje të rëndë, ethe, të vjella dhe diarre. Ai ka periudhë inkubacioni deri në 21 ditë dhe transmetohet përmes kontaktit me lëngjet trupore të të infektuarve. Shkalla e vdekshmërisë varion midis 25% dhe 80%. Aktualisht nuk ekziston vaksinë ose trajtim specifik i miratuar, por trajtimi i simptomave mund të përmirësojë ndjeshëm shanset e mbijetesës.


Raste të mëparshme janë raportuar në Tanzani gjatë janarit të këtij viti, ku virusi shkaktoi vdekjen e 10 personave, dhe në Ruandë, ku shpërthimi i parë i njohur u eliminua në dhjetor 2024, pas vdekjes së 15 personave.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page