Vjedhje, arrestohet një person pas operacionit policor
- Korca Boom
- Nov 7
- 1 min read
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Night”, duke arrestuar një shtetas të dyshuar për disa vjedhje të ndodhura kohët e fundit në qytet.
Shtetasi Xh. M., 31 vjeç, dyshohet se më 19 tetor 2025 ka hyrë në banesën e shtetasit E. L., në lagjen “Katund i Ri”, ku ka vjedhur sende me vlerë dhe para. Pas kallëzimit të pronarit, policia kontrolloi lokalin që administrohej nga i dyshuari dhe gjeti disa nga sendet e vjedhura.
Më 5 nëntor 2025, i njëjti shtetas dyshohet se ka kryer një vjedhje tjetër në një magazinë të së njëjtës lagje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërsa policia vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të dyshuarit.
"KORCA BOOM"



















