top of page

Vllaznia e bllokuar trefish nga FIFA, tre dritare merkatoje të ndaluara dhe borxhe të papaguara

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Klubi i Vllaznisë duket se po përballet me një problem shumë serioz lidhur me detyrimet e prapambetura. Sipas informacionit të gjyqeve që ka humbur në FIFA, klubi ka një listë të gjatë personash ndaj të cilëve ka borxhe të papaguara. Si pasojë, kryesuesit e Superiores kanë merkaton e bllokuar tashmë për tre dritare, dhe jo vetëm një herë, por regjistrojnë tre të tilla.


Sipas vendimit të FIFA-s, fillimisht është vendosur një bllokim me tre dritare për një lojtar, me të cilin Vllaznia kishte humbur gjyqin ndërkombëtar dhe nuk kishte paguar detyrimin në kohë. Ky dënim i parë është dhënë më 19 nëntor. Më pas, FIFA ka publikuar edhe dy dënime të tjera, të datës 24 nëntor, ku secili rast përfaqëson një lojtar tjetër për të cilin shkodranët nuk kanë respektuar afatin për pagesë pas humbjes së gjyqit.


Kësisoj, Vllaznia rezulton e dënuar trefish nga FIFA. Secili dënim nënkupton tre dritare të merkatos të bllokuara, dhe pa shlyerjen e këtyre detyrimeve, klubi nuk do të mund të kryejë transferime. Për më tepër, çdo vonesë sjell një kosto shtesë: kamata ndaj personit të dëmtuar, gjobë përkatëse nga FIFA dhe shpenzime gjyqësore.


Kjo është vetëm pjesa e detyrimeve ndaj lojtarëve që kanë ardhur me transferim ndërkombëtar dhe i drejtohen FIFA-s, jo ndaj futbollistëve shqiptarë. Situata mund të rëndohet edhe më shumë nëse mospagesat dhe vonesat reflektohen tek lojtarët vendas, gjë që do të bënte situatën katastrofike për Vllazninë, veçanërisht në vitin kur shpresohej që ekipi të ecte i qetë drejt titullit kampion, i munguar prej 25 vitesh.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page