top of page

Vodhi automjetin gjatë natës, arrestohet 45-vjeçari, i gjendet edhe makina e vjedhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”


Vodhi një automjet gjatë natës; falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.


Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.


Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.

“KORÇA BOOM”


bottom of page