top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu dy fitore fantastike në Ligën “Gjergj Kastrioti”, mposht Dritën dhe Pejën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Skënderbeu në volejboll për meshkuj ka shkëlqyer në Ligën “Gjergj Kastrioti” në dy ndeshjet e para të Grupit B, teksa ka arritur dy fitore, duke mposhtur skuadrat kosovare.


Në ditën e parë Skënderbeu u përball me Pejën dhe djemtë bardhekuq arritën të fitonin me rezultatin 3-1. Dy setet e para i fiton Skënderbeu 18-25 dhe 19-25, ndërkohë që setin e tretë e fiton Peja 25-22. Në setin e katërt Skënderbeu nuk fal duke fituar 20-25 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.


Në ditën e dytë sërish vjen një fitore, madje edhe këtë herë me rezultatin 3-1 ndaj Dritës. Vetëm seti i dytë fitohet nga kosovarët 18-25, ndërkohë që setet e tjera fitohen nga Skënderbeu, 25-21, 25-19, 25-22.


Dy fitore që padiskutim e rendisin Skënderbeu në Grupin B në krye së bashku me Tiranën.


Një paraqitje e shkëlqyer kjo e djemve të Skënderbeu që tregon se edhe këtë sezon Skënderbeu ka pretendime për objektivat e veta.


Bravo djema!

 

Renditja në Grupin B

Tirana           6 pikë

Skënderbeu 6 pikë

Drita             0 pikë

Peja             0 pikë

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page