top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu siguron gjysmëfinalen e Kupës fiton në kryeqytet me Studentin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 19 hours ago
  • 1 min read

Studenti-Skënderbeu 1-3

(22-25, 25-16, 23-25, 24-26)


Skënderbeu në volejboll për meshkuj ditën e djeshme ka siguruar fazën e gjysmëfinales në volejboll për meshkuj, duke arritur një fitore të rëndësishme në kryeqytet ndaj Studentit me rezultatin 1-3.


Një fitore që përfundimisht mbylli për Skënderbeun turin e parë, duke siguruar vendin e dytë në grupin A, ndërkohë që në të parin padiskutim Partizani mbetet skuadra më e mirë në Shqipëri.


Fitorja e djehsme ishte vërtet e rëndësishme për djemtë e trajnerit Arben Prifti, që setin e parë e fitojnë 22-25, ndërkohë që Studenti barazon setet në 1-1 pasi fiton të dytin 25-16.


Seti i tretë dhe seti i katërt edhe pse fitohet nga Skënderbeu, kanë qenë shumë të luftur, pasi Studenti rivalizoi deri në pikët e fundit, por është Skënderbeu që fiton 23-25 dhe 24-26 dhe në këtë mënyrë 1-3 për Skënderbeun që kalon në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.


Suksese djema!

 

RENDITJA

Patizani       6 pikë

Skënderbeu6 pikë

Studenti      0 pikë


POSTIMI I KLUBIT SHUMËSPORTËSH “SKËNDERBEU”

Volejboll meshkuj!

Skënderbeu mer fitoren e radhës në Tiranë.

Studenti -Skënderbeu 1-3, duke siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Forca Skënderbe!

“KORÇA BOOM”

ree

 

bottom of page